Legjionaret/ Mediat turke dergojne Canen ne Itali | ||||
|
Lorik Cana duket se do te perfundoje aventuren ne kampionatin turk. Oferat dhe interesimet e shume klubeve europiane duket se do te bejne te pamundur qe shqipetari te qendrojne nje vit tjeter te Gallatasaraji. Milani, Lazio, Hamburgu dhe Aston Vila, sipas mediave turke po ndjekin hap pas hapi Lorikun. Dje nje nga gazetat me popullore ne Turqi, “Hyrriet”, theksonte se mesfushori shqipetar i ka gati valixhet dhe destinacioni i tij do te jete kampionati italian i futbollit, ku duket se ne gare per te marre kartonin e yllit te perfaqesueses sone jane Milani dhe Lazio. Hamburgu dhe Aston Vila jane konkurrente te tjera te forta per dy skuadrat italiane per te siguruar sherbimet e mesfushorit shqipetar te Gallatasarai, Lorik Cana. Ndersa po dje mediat italiane nenvizonin se vlera e kartonit te lojtarit te Kombetares, e percaktuar nga klubi turk, eshte 7-10 milione euro. Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3022 |