Legjionaret/ Altin Lala rinovon kontraten me Hannover 96 | ||||
|
Kapiteni i kombetares kuqezi ka rinovuar kontraten me skuadren gjermane te Hannover me nje vit tjeter. Ish kapiteni i ekipit te Bundesliges pare do te luaj edhe vitin tjeter ne nivele te larta dhe ky eshte nje lajm shume i mire per Shqiperine. Altin Lala eshte 35 vjec dhe me Hannoverin luan prej vitit 1998 ku dhe ka qene lider i saj per shume vite me rradha. Ai ka luajtur per 174 ndeshje dhe ka shenuar 10 gola ne karrieren e tij. Edhe ne kombetaren shqipetare ai eshte nje lojtare i pazevendesueshem. Lala vitin tjeter do te luaj me Hannoverin ne Europa Lige dhe do te ndihmoje skuadren e tij me eksperiencen e madhe qe ka. Pas rinovimit te kontrates drejtuesit e skuadres gjermane jane entuziasmuar. “Lala eshte nje personalitet i rendesishem ne skuaden tone. Ai eshte nje shembull ne shume pikepamje dhe do te na ndihmoje ne me eksperiencen e tij si lojtare i kombetares shqipetare, do t’i jape impuls lojes sone ne Europa League”, - tha drejtori sportiv i Hannover 96,Jorg Schmadkte
Pirro Nika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2519 |