Europa League/ Mbremje barazimesh per futbollistet shqiptar, Dallku spikat ndersa Cana zhgenjen | ||||
|
Nje mbremje barazimesh ka qene sonte ne Europa League per skuadrat ku luajne futbollistet shqiptar. Armend Dallku ka qene i vetmi i spikatur nga kater futbollistet e kombetares sone qe luajten sot ne arenen europiane. Vorskla Poltava ka barazuar me rezultatin 0-0 ne fushen e Standart Liezh. Dallku luajti nga minuta e pare dhe ishte nga lojtaret me te mire ne fushe si ne aspektin mbrojtes po ashtu edhe ne ate sulmues me daljet e tij ne krahun e djathte. Ahmed Januzi u aktivizua si zevendesues ne pjesen e dyte por nuk pati shume kontakte me topin pasi Vorskla po luante ne mbrojtje te rezultatit dhe ja doli te merrte nje pike perballe Standartit. Lorik Cana kaloi edhe sonte nje mbremje te keqe me Lazion ku ai nuk po ambientohet dot. Vetem 45 minuta luajti ai dhe mori nje karton te verdhe. Loja e dobet e tij e detyroi trajnerin ta zevendesonte dhe te hidhte ne fushe Tomazo Rokin. Ne derbin e para pak diteve me Romen Cana qendroi ne tribune ndersa sot per here te dyte u zevendesua ne mbarim te pjeses se pare. Lazio barazoi me Zyrihu ne Zvicer me rezultatin 1-1. Hanoveri i Altin Lales barazoi me FC Kopenhagenin ne shtepi dhe ish kapiteni kombetares sone luajti vetem gjashte minutat e fundit. Ne minuten e 81-te Pinto riktheu ne avantazh Hanoverin dhe trajneri mendoi te fuste Lalen ne fushe per te mbrojtur rezultatin. As kjo levizje e tij nuk mjaftoi per te shmangur golin e danezeve qe barazuan rezultatin ne 2-2 nje minute para fundit.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2478 |