HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Roshi peshtyn Mortiz Stopelkamp
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 12 Janar 2012 07:32   pdfShtypEmail

odiseRoshiMesfushori i kombëtares shqiptare Odise Roshi ka qenë në qendër të mediave gjermane ditën e djeshme, për një ngjarje të rëndë të ndodhur në miqësoren e disa ditëve më parë mes Këlnit dhe Hanover 96. Takimi i zhvilluar në Portimao të Portugalisë, ku dy skuadrat ndodhen për fazën përgatitore të dimrit, është shoqëruar me një përplasje mes lojtarit shqiptar dhe atij të Hanoverit Mortiz Stopelkamp.

Lojtari i kombetares Shqiptare e ka pështyrë në fytyrë në minutën e 70-të, duke shkaktuar një incident aspak të këndshëm, për më tepër që miqësorja ndiqej nga 150 shikues. Ngjarjes i janë dhënë përmasa të jashtëzakonshme në shtypin gjerman, madje “Bild” e ka krahasuar atë me pështyrjen që Frenk Rajkard bëri ndaj Rudi Fëler në ndeshjen e Botërorit 1990 mes Gjermanisë e Holandës. Mes Roshit dhe futbollistit gjerman për pak sa nuk ka plasur sherri, por futja e lojtarëve të tjerë nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

“Ai më pështyu, në atë moment doja t’i thyeja hundën”, ka deklaruar pas ndeshjes 25-vjeçari gjerman Stopelkamp. Ndërkohë, arbitri i ndeshjes nuk e ka parë fare këtë moment dhe Roshi nuk është ndëshkuar me asnjë karton. Megjithatë, ngjarja është parë nga gazetarët e pranishëm në Portugali dhe dje ajo ka qenë një prej lajmeve kryesore në mediat gjermane.

Trajneri i Hanoverit Mirko Slomka, duke folur për këtë moment, ka dënuar gjestin : “Ishte një skenë shumë e shëmtuar”, deklaroi Slomka.

Në minutën e 70-të të takimit mes Hanover 96 dhe Këlnit, të zhvilluar në Portimao të Portugalisë, mesfushori i kombëtares shqiptare Odise Roshi ka pësuar një ndërhyrje të rëndë në këmbën e majtë nga ana e futbollistit gjerman Mortiz Stopelkamp. 20-vjeçari shqiptar është nxehur menjëherë dhe sipas mediave gjermane, ai është ngritur dhe ka pështyrë lojtarin e Hanoverit. Skena nuk u pa nga arbitri, ndërsa futja e lojtarëve të tjerë parandaloi që situata të degjeneronte. Stopelkamp më pas ka thënë se ishte gati t’i thyente hundën lojtarit shqiptar, nga zemërimi.

Në krah të tij doli edhe trajneri Slomka, që deklaroi se ishte një skenë shumë e shëmtuar, ndërsa ngjarja është pasqyruar nga një pjesë e madhe e mediave gjermane. “Bild” e ka quajtur atë një skandal, duke e krahasuar me përplasjen Rajkard- Fëler, ndërsa “Goal.com” tregon për një sulm të çuditshëm. “Roshi pështyn Stopelkamp”, është titulli i “RTL Online”, që gjithashtu pasqyron momentin negativ të ndeshjes. Në fund, Hanoveri e Këlni kanë barazuar 1-1 mes tyre. Në minutën e 44- t, Kristian Klemens kaloi në avantazh Këlnin, ndërsa 20 minuta nga nisja e pjesës së dytë, Jan Shlaudraf barazoi shifrat me një penallti.


busy
komente