HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Shaqiri me flamurin kosovar
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 05 Korrik 2012 21:35   pdfShtypEmail

XHerdan_SHAQIRIJo vetëm një futbollist i talentuar, por edhe një personazh i përsosur për reklama. Ky është Xherdan Shaqiri, ylli më i ri i Bajernit të Mynihut, i cili ka një kontratë private me kompaninë e mirënjohur të pajisjeve sportive, “Nike”.

Në fillim të kësaj jave, Shaqiri, i njohur ndryshe edhe si “xhuxhi luftarak” u paraqit në stërvitjen e parë me bavarezët, ndërsa gjatë prezantimit ai mbante një palë këpucë “Nike Mercurial Vapor”. Të njëjtat që përdor edhe divi i futbollit botëror, Kristiano Ronaldo.


E ashtu si çdo yll i futbollit nderkombetar, që i personalizon këpucët e sportit me emrat e fëmijëve, familjarëve apo miqve, edhe ato që përdor Xherdan Shaqiri ngjasojnë me një vepër arti.


Detajet nuk kaluan pa u vënë re nga gazetarët e pranishëm në stërvitjen e Bajernit. Në fakt, në pjesën e brendshme të këpucës janë qëndisur tre flamuj: ai zviceran, vendit ngjyrat e të cilti Shaqiri përfaqëson, kosovar, sepse 20-vjeçari është i lindur në Gjilan dhe flamuri shqiptar, për të treguar prejardhjen e tij.


“50 për qind e zemrës sime i përket Kosovës”, ka thënë më parë Shaqiri. Më 11 shtator, Shqipëria do të zhvillojë në Zvicër ndeshjen e dytë kualifikuese të Botërorit 2014. Sipas gjasave ylli i Bajernit do të ketë këpucët me tre flamujt, të njëjtat që ka përdorur edhe në miqësoren e luajtur kundër Argjentinës së Lionel Mesit.


Por, Shaqiri është gjithashtu edhe një person familjar. Në pjesën e jashtme të këpucës së majtë ka kërkuar të qendiset emri i motrës së tij, Medina Shaqiri, ndërsa në anën e djathtë ka emrat e vëllezërve, Erdin dhe Arianit.


busy
komente