Ne fokus/ Pse Alban Meha nuk thirret ne Kombetaren e Shqiperise ? | ||||
|
Alban Meha ka lindur me 25-prill te viti 1986 (26-vjec), ne Mitrovic. Ne sezonin 2010-2011 ka luajtur me Eintracht Trier ku ka shenuar 15-gola ne 33-ndeshje. Ne 2011-2012 eshte bashkuar ekipin e Paderbonit ku ka shenuar 5-gola ne 26-ndeshje. Ai eshte 173-cm i gjate dhe pozicioni tij eshte mesfushor. Ne lidhje pse Alban Meha nuk thirret ne kombetaren shqiptare duke qene se ai qendron shume here me larte se shume mesfushore qe jane aktualisht pjese e kuqezinjve nje ish lojtar i kombetares shqiptare ka deklaruar se : “Meha eshte nje perzierje mes Ervin Skeles dhe Fatmir Vates. Normal, qe eshte me i mire se te gjithe mesfushoret aktual te Kombetares dhe meriton te jete pjese e Kombetares, por nuk jam ne Shqiperi dhe nuk kam kontakte me FSHF-ne, dhe nuk di se pse lihet anash ky lojtar i mire qe e ka deshmuar veten ne Bundeslige. Shpresoj se trajneri Italian i kombetares do ta ndjek me shume Bundesliga 2, pasi luan Roshi dhe mbase do ta verej. Me thene te drejten punoj si menaxhere dhe FSHF-ja, po injoron talentet ne Gjermani dhe me shume eshte fokusuar tek teprica qe po na lene Zvicranet. Kam luajtur edhe vet ne Bundesliga 2 dhe me thene te drejten, asnje lojtar i shquar nuk e nderron Bundesliga 2 me Ligen e pare Zvicerane. Te shpresojme qe per ndeshjen kunder Qipros, Kombetarja te jete sa me mire e pergatitur dhe ta filloj mbare. Mirpo, me thene te verteten jam shume skeptik...", perfundon deklaraten e tij per Albaniasoccer.com ish futbollisti i kombetares shqiptare i cili ka preferuar te qendroj anonim per lexuesit. Per edicionin e ri, Meha do jete lojtari kryesore i Paderbonit, pas largimit te Alushit , Proshic ne Angli. Sami Bacaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3614 |