Greqi/ Bledar Kola trajner i Apollon Smyrnis | ||||
|
Ish mesfushori i njohur i kombetares shqiptare Bledar Kola , ka marr ne dore drejtimin e ekipit grek Apollon Smyrnis. Kete lajm e kane bere publik zyrtaret e klubit , qe duket se afrimi Koles u ka kthyer shpresen per ringritjen e ekipit. Ish-mesfushori i përfaqësueses sonë e njeh mjaft mirë Apollon Smirnin, pasi ka luajtur për tre vjet te kjo skuadër. Ai e ka mbyllur karrierën pikërisht në këtë klub. Për herë të parë fanellën e Apollonit e veshi në vitin 1994, ku për dy vite luajti 63-ndeshje dhe realizoi 10-gola me skuadrën helene. Ai moment ishte edhe trampolina e Kolës, pasi ra në sy në kampionatin grek dhe më pas u transferua te gjigantët e Panathinaikosit. Shtatë vite më pas (2003) Kola u rikthye si futbollist te skuadra e Apollonit, ku u aktivizua për një sezon dhe luajti 19-ndeshje. Aktualisht skuadra e Apollonit militon në Kategorinë e Dytë greke, por me ambicie për t’u ngjitur në të Parën. Ai ka qene dhe drejtor i akademise se AEK-ut, ku ka treguar se ka profesionalizem te lart. Ne nje prononcim per mediat sportive greke, presidenti klubit Velis eshte shprehur me ambicie per klubin qe ai financon, pasi per momentin klubi eshte pjese e kategorise se dyte. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2384 |