Miqesore/ Barcelona do luajë me Shqipërinë në nëntor ? | ||||
|
Përfaqësuesit e Barcelonës kanë ardhur në vendin tonë për të parë nga afër kushtet e Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” ku do të zhvillohen dy ndeshjet miqësore në kuadër të 100- vjetorit të Pavarësisë . Ndeshja Flamurtari- Sevilia është përcaktuar të luhet në fillim të muajit shtator, ndërsa ndeshja me Barcelonën mendohet të zhvillohet brenda muajit nëntor. Delegacioni i Barcelonës i kryesuar nga zv/presidenti i klubit z. Fuste Josep Maria u prit nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, i cili shprehu konsideratat më të larta për këtë ekip me emër në botë si dhe u shpreh i gatshëm për të dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore në kuadër të 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Z.Fuste Josep Maria në takim garantoi ardhjen e dy skuadrave spanjolle në Shqipëri, ndërsa shprehu dëshirën që Barcelona të jetë skuadra e fundit që do të zhvillojë një ndeshje në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” para prishjes së tij dhe e para që do të zhvillojë një ndeshje në përurimin e stadiumit të ri. Ai ishte i shoqëruar gjithashtu nga Z. Jose Carlos Garcia si dhe Z. Jose Carlos Garcia de sa Jerome përfaqësues të medias. Në takim mori pjesë Zv/ministri i Sporteve Z. Dashnor Bajaziti, dy nga sponsorët kryesore që do të mundësojnë ardhjen e ketyre dy ekipeve në vendin tonë, Z. Blerim Hoxha, Z. Besim Ruçi si dhe përfaqësues të drejtorisë së sportit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1915 |