Itali/ Blerim Xhemaili mbetet te Napoli | ||||
|
Drejtori sportiv i Napolit, Riccardo Bigon, ka hedhur poshtë të gjitha zërat se mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai të martën në një konferencë për shtyp ka thënë se Xhemaili është lojtar që i nevojitet Napolit dhe nuk do të shitet. Bigon ka mohuar se Xhemaili është i pakënaqur te Napoli dhe se ai dëshiron të largohet. Për shërbimet e Xhemailit ditë më parë kanë shprehur interesim disa skuadra të Serie A të Italisë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1913 |