HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Itali/ Lorik Cana : Ndihem mire ne mbrojtje
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Janar 2013 18:14   pdfShtypEmail

lorik_cana_bendtner_ndeshjaKapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka thënë se ndihet mirë kur luan në vijën e fundit të mbrojtjes te Lazio.

Cana në ndeshjet e fundit është aktivizuar në qendër të mbrojtjes. Ai më herët ishte rezervë i lojtarëve të mesfushës. Në mbrojtje është paraqitur mirë.

“Kam luajtur në disa ndeshje në këtë rol edhe me kombëtaren. Gjithsesi mund t’ju them se për një lojtar kanë rëndësi inteligjenca e tij, aftësitë fizike dhe eksperienca. Kur i ke këto cilësi, mund t'ia dalësh kudo. Në këtë rol më vjen ndërmend Marcel Desailly”, ka thënë Cana, të enjten, për mediat italiane.

“Te Lazio më morën, edhe pse unë mund të përshtatem në disa role, por kur nuk luan është e vështirë që të përshtatesh dhe të hysh në modulin e skuadrës si duhet. Personalisht jam shumë i lumtur kur luaj dhe ndihem shumë mirë në mbrojtje. Vitin tjetër dua të luaj në mbrojtje. Shpresoj ta bëj këtë te Lazio, por edhe nëse do të jem në një skuadër tjetër unë do të doja të paraqitesha në repartin e fundit”.

Lazio aktualisht është e dyta me 42-pikë në Serie A, tri më pak se Juventusi që kryeson. Të shtunën në kuadër të javës së XXI, Lazio luan në udhëtim kundër Palermos.

“Pres një ndeshje shumë të fortë. Është një klub që ka investuar shumë, madje vitet e fundit shpeshherë ka qenë edhe në mesin e skuadrave lart të renditura. Aty luan Samir Ujkani, portieri i kombëtares sime, me të cilin flas herë pas here”, ka shtuar Cana.

Ai ka thënë se nga pozita e mbrojtësit do të provojë të shënojë ndonjë gol nga goditjet standarde. Kandidat për titull kampioni në Itali, Cana e sheh edhe Napolin e Interin.

busy
komente