Ekskluzive/ Azizi sëbashku me trajnerin e tij Kasolli të Hënën në Angli te Fulhami | ||||
|
U fol se portieri shqiptar nga maqedonia, Enis Azizi do ti bashkohej ekipit frances te PSG, por kjo gje nuk ndodhi pasi ekipi i tij Lausanne Sport donte të përfitonte shumë të madhe të hollash dhe francezët nuk kanë pranuar. Pas kësaj krisje portieri ka paguar në klubin zviceran dhe tani është i lire. Në linjë telefonike nga Holanda për Albaniasoccer.com, trajneri i tij Arben Kasolli ka deklaruar se : “Të Hënën, unë sebashku me Enis Azizin do të udhëtojmë drejt Anglisë ku do të jemi në klubin e Fulhamit deri më datë 26-Janar. Sot më ka ardhur mail nga Fulhami duke më konfirmuar gjithçka. Kam besim që gjithçka do të mbyllet me sukses pasi Enisi është shumë i talentuar dhe ai do të firmosë me ekipin e Fulhamit”. Ekipi Fulhamit ka pasur e bashkëpunime të tjera me trajnerin e portierëve Arben Kasolli dhe jo vetëm klubi anglez i beson aftësive të tija për përzgjedhjen e portierëve, por dhe klube të tjera si Ajaks, Den Bosk, Anderleht etj i kanë besuar gjithmon aftësive të tij përzgjedhëse dhe kanë mbetur shumë të kënaqur ç’ka e tregon dhe bashkëpunimi që ata kanë ende me të. Kohë më parë u fol që Kasolli do të ofrohej në ekipin U-21, të Shqipëris duke ndihmuar me eksperiencën e tij kombëtaren e vendit te tij, por diçka e tille mbeti vetëm një thashethem në zyrat e FSHF-së. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2806 |