HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Opinion/ Një ligë e dashur por... e pamundur !
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 19 Janar 2013 10:57   pdfShtypEmail

kosove_shqiperi_tifoza_thumbJavët e fundit kemi dëgjuar të flitet për një ligë futbolli mbarshqiptare, me ekipe nga Kosova dhe zonat e tjera shqipfolese. Kjo ide nuk më duket e re, perkundrazi ka disa vite qe Tifozët Kuq e Zi (TKZ) i kanë meshuar kesaj ideje. Si ç’do here edhe kësaj radhë diçka e thënë nga njerëzit e thjeshtë nuk u mor parasysh. Pse askush nuk i kushtoi rëndësi atere ?

Sot këtë frazë po e hedh një drejtues shteti, vetë kryeministri i Shqipërisë. Në fakt jo vetëm ide, por edhe veprime konkrete. I'u dha detyra ministrit të sporteve Z.Bumçi, të ndërmarë hapat përkatës për të zhvilluar regjistrimin e ekipeve kosovare në Shqipëri. Të gjitha këto hapa do të financohen nga qeveria shqiptare.

Një ide kjo që është mbeshtetur gjerësisht në gjithe hapësiren shqipfolëse, por që në këto rrethana per mendimin tim , e paralizueshme. Pse këto fjalë të kreut të qeverisë, vinë pikërisht tani në këto momente, vetem pak muaj nga zgjedhjet parlamentare...?

A janë këto veprime vetëm për të fituar disa vota më shumë apo këto muajt e fundit kryeministri i vendit është kthyer në një patriot të flaktë ? Pse duhet të ngatërrohet politika me sportin, kur politika nuk bëri as një përçapje për mos të shkatërruar dy ekipe "legjendare" ne Shqiperi ? Fjala është për Partizanin dhe Dinamon. Në fillim i'u morën pronat dhe më pas të gjithë jemi dëshmitarë të fundosjes së tyre. Do të ishte më e drejtë, nëqoftëse duam realisht këtë ligë të unifikonim parlamentin si fillim. Pse duhen pasur nga dy ministri përkatëse ? Pse dy presidentë, dy kryeministra dhe një ligë ? Më e keqja, pse dy federata futbolli...? Për rrjedhojë, dy komisone disipline, etike etj. Kush do ti marre vendimet, shqiptarët e Shqiperisë apo të Kosovës ? E pra, del që nëse vertet e duam një ligë, duhet te unifikohemi në NJË.

Jemi të gjithë koshientë që realisht një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Nëse nuk bëjmë vetë këto veprime më parë, pse duhet të presim nga të tjerët ? U dashka pritur leja nga Uefa dhe Fifa ? Qeveria e futbollit e citon qartë që, “Kosova duhet të jetë pjesë e OKB-së dhe më pas të marrë pjesë ne veprimtari ndërkombëtare". Deri sa të ndodhë kjo, deri kur të mos kemi një kufi të përbashkët, kam frikë se kjo ligë mbarshqiptare nuk kryhet.

Realisht e dimë që shumica e klubeve tona varen nga bashkite e qyteteve, me një fond të limituar për futbollin. Shumica e klubeve tona, nuk perballon dot kampionatin brënda territorit Shqiptar dhe jo më jashtë tij, pra në Kosovë. Te jemi realist për gjëndjen e klubeve tona sot.
Nuk bëhet fjalë për një Superligë shqiptare, por për nje ligë të përbashkët. Veç Superligës, duhet që edhe Kategoria e I-rë dhe ajo e II-të, të unifikohen. Shumë mirë e dimë që Kategoria e II-të ndahet në dy grupe, veri dhe jug, për të limituar shpenzimet e klubeve që realisht janë të vogla. Nëse duam një ligë mbarshqiptare, atehëre veç tyre janë dhe ekipet e moshave, U-17 dhe U-19. Na duhet një unifikim në të gjitha nivelet. Ne kemi NJË kombëtare... Sporti është i bashkuar, politika jo.

Nëse në një të ardhme Kosova pranohet në OKB dhe klubet lejohen të kryejnë gara ndërkombëtare do të qe më mire që te kishim dy ekipe nga trojet shqiptare ne fazat e Champions League etj. apo një ? Sigurisht që dy, sepse te ardhurat e Uefa-s dhe Fifa-s do të shkonin për dy ekipe dhe jo për një.

Ç’do ekip i ri që hyn në një ligë e fillon garën nga kategoria më inferiore. Veç FK Prishtinës që e ka pranuar këte ide, asnjë tjetër s’ka thënë gjë. A janë gati ekipet kosovare të luajnë në kategorinë e dytë në Shqipëri dhe anasjelltas ? A i kanë ato financat e duhura ?

Kur të gjitha këto pikëpyetje të marrin pergjigje, atëherë flasim për një ligë të përbashkët. Duke lenë tej patriotizmin dhe çdo ngjyrim politik, ideja duket e përsosur në teori, por praktikisht e pamundur në keto rrethana. Mendimi im modest shkon për dy liga futbolli dhe NJË kombëtare...

Arnold DHIMITRI


busy
komente