Legjionaret/ Dopietë e Salihit në Kinë | ||||
|
Hamdi Salihi vazhdon të shënoj. Pasi ja doli të realizonte një gol historik për kombëtaren në Norvegji, të premten ka shënuar një dopietë. Sulmuesi shkodran I ka dhënë një pikë të rëndësishme skuadrës së tij falë golave të shënuar që kanë fiksuar rezultatin në barazim 2-2. Salihi ka shënuar golin e parë në minutën e 59-të nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas ka barazuar në ekstremin e ndeshjes, në minutën e 90-të rezultatin. Për shkodranin kjo ishte një tjetër paraqitje pozitive që shumë shpejt me golat e shënuar për Jiangsu Sainty, skuadrën kineze, është bërë idhulli I tifozerisë vendase. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 1791 |