Ne fokus/ Champions League, ëndrra e Shaqirit | ||||
|
Zvicra vazhdon të krenohet me talentin e Bayern Munchenit, Xherdan Shaqirin, i cili të shtunën do të luaj në finale të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit. E përditshmja zvicerane Blick, ka shkruar se mesfushori me prejardhje nga Gjilani, është zvicerani i tretë që arrin në finale të Ligës së Kampionëve, pas Stephane Chapuisat (1997-Borussia Dortmund) dhe Ciriaco Sforza (2001-Bayern Munich). Lojtari zviceran, i cili para pak dite u stolis me titullin e kampionit në Bundesligë, synon që me Byernin ta fitoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë. "Trofeun e titullin e kemi marrë tashmë. Tani Liga e Kampionëve dhe Kupa e Gjermanisë, janë një ëndërr e madhe e imja”, ka deklaruar Shaqiri për Blick. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2008 |