Slloveni/ Agim Ibraimi i sjell Kupën Mariborit | ||||
|
Vazhdojnë paraqitjet fantastike të Agim Ibraimit, i cili mbrëmë ka shënuar golin e vetëm në finalen e Kupës së Sllovenisë, në të cilën Maribori mundi 1:0 Celjen. Tetovari ishte protagonist kryesor i fitores së Mariborit, të cilët pas kampionatit fitojnë edhe Kupën, duke përsëritur për të dytin vit me rradhë këtë sukses. Në një ndeshje interesante dhe me shumë raste, vendimtare ishte minuta e 44 kur Agim Ibraimi pranon assist para zonës dhe me mjeshtëri realizon për 1:0. Futbollisti më i mirë i Maqedonisë për vitin e kaluar, ditë më parë u zgjodh lojtari më i mirë në kampionatin elitar në Slloveni në bazë të votave të bashkëlojtarëve nga të gjithë klubet tjera, ndërsa me paraqitjen në finale vetëm vërtetoi epitetin e fituar. Ibraimi len pas sezon të shkëlqyeshëm me Mariborin duke fituar titullin e dyfishtë, ndërsa pas ndeshjes së mbrëmshme ka udhëtuar drejt Maqedonisë, ku sonte i është vënë në dispozicion trajnerit të Maqedonisë, Janevski, para sfidave miqësore me Suedinë dhe Norvegjinë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2162 |