Kupa Kosoves / Trepça’89 mund Ferizajn dhe fiton Kupen | ||||
|
Futbollistët e Trepçës’89 kanë shënuar fitore në finalen e Kupës së Kosovës në futboll, duke e mposhtur, të enjten, në kryeqytet skuadrën e Ligës së Parë, Ferizajn, me rezultat 3-0. Ndonëse rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte bindës, megjithatë ‘minatorët’ u detyruan të djersiten shumë për të arritur deri te fitorja, pasi hasën në një rival shumë të motivuar për lojë. Trepça’89 kaloi në epërsi në minutën e 35-të, me autogolin e Burim Shabanit, pas harkimit të Shpëtim Idrizit nga krahu i djathtë. Më herët nga një rast të mirë shënimi e lëshuan të dyja palët, ferizajasit nëpërmjet Sopës (14’) që gjuajti drejt në duart e Manxhollit dhe mitrovicasit nëpërmjet Rexhës, i cili gjuajti fare pranë shtyllës së djathtë të Gashit. 4’- minutat e parë u mbyllën me epërsinë e një goli për “minatorët”. Pjesa e dytë nisi furishëm për ferizajasit, të cilët në minutën e 50’-të ishin shumë afër golit. Sopa harkoi nga a djathta, kurse gjuajtja e Hasajt me kokë e qëlloi tërthorësen e Manxhollit. Inkuadrimi i Emin Baliqit në lojë solli freski tek mitrovicasit, të cilët në minutën e 75’-të shënuan golin e dytë, të cilin e realizoi Festim Krasniqi me kokë pikërisht pas harkimit të Baliqit. Ndërkohë, pesë minuta më vonë pas një kombinimi të dyfishtë të Baliqit dhe Rexhës brenda zonës, ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 3-0. Vetëm një minutë më vonë ferizajasit patën një mundësi të mirë për të shënuar golin e nderit, por gjuajtja e Sadriut e qëlloi shtyllën pingule. Në fund medaljet për dy skuadrat finaliste i ndanë mysafirët e veçantë të kësaj finaleje, Rainer Milkorait, nënkryetar i Federatës Gjermane të Futbollit dhe miku i madh i futbollit kosovar, Zherom Shampanj, ish-këshilltar i presidentit të FIFA-s, Sep Blater. Ndërkaq, trofeun kapitenit të Trepçës’89, Shpëtim Idrizi ia dorëzuan së bashkua ministri i Sportit, Memli Krasniqi dhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 8889 |