HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Duraku dhe Xhaferri te pakenaqur nga trajneri!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 16 Shkurt 2010 01:04   pdfShtypEmail

albert_bunjaku_kosovaPërzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në Futboll, Albert Bunjaku, ka marrë kritika të reja nga futbollistët. Përderisa të premten sulmuesi Uliks Emra ka hedhur akuza në drejtim të tij, të njëjtën gjë të dielën e kanë bërë edhe mesfushorët Mensur Duraku dhe Ymer Xhaferi.

Mesfushori i Besës nga Peja, Mensur Duraku, ka thënë se, përveç tij, në përfaqësuese e meritojnë të jenë edhe bashkëlojtarët e tij, Fetim Kasapi dhe Krenar Vokshi. Ai ndihet i zhgënjyer pasi nuk ka marrë ftesë nga numri një i përfaqësueses.

“Nuk kam marr asnjë ftesë. Vërtet jam i befasuar. Mendoj se e kam merituar të jam në përfaqësuese, pasi në takimin e fundit kundër Kalmarit vetëm unë dhe Papuqi kemi luajtur nga tetëdhjetë minuta. Përveç meje, në përfaqësuese kanë merituar të jenë edhe Fetim Kasapi dhe Krenar Vokshi”, ka thënë Duraku. 

Xhaferi: Gjithmonë jam i gatshëm për përfaqësuese 

Ndërsa edhe Ymer Xhaferi, që ishte në mesin e dhjetë futbollistëve më të mirë për vitin 2009, ka shprehur pakënaqësinë e tij për mosmarrjen e një ftese nga Bunjaku. Ai ka thënë se çdoherë është i gatshëm ta japë kontributin e tij për përfaqësuesen e Kosovës në Futboll.

“Normal se e kam merituar të jam i ftuar për ndeshjen e 17 shkurtit. Megjithatë, e respektoj vendimin e përzgjedhësit. Unë jam i gatshëm të përgjigjem pozitivisht sa herë që është në pyetje përfaqësuesja jonë”, ka thënë Xhaferi, i cili në afatin kalimtar të dimrit iu bashkua skuadrës së Jaros. 

Me përzgjedhësin e përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, janë ndarë të pakënaqur edhe drejtuesit e KF Trepça dhe sulmuesi i FC Prishtinës, Astrit Fazliu.

Veton Zymberi


busy
komente