HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Yjet e Kosoves firmosin : Lejoni Kosovën të luajë
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 19 Shtator 2012 17:16   pdfShtypEmail

kosovaTë gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, përfshirë presidentin Sep Blater, kanë marrë dje në duart e tyre një deklaratë të përbashkët të firmosur nga yjet e futbollit kosovar të cilët kërkojnë nëpërmjet saj të drejtën e Kosovës për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare futbolli.

Sipas asaj që ka konfirmuar për mediat kosovare Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, në këtë shkresë gjenden firmat e emrave më të njohur, duke filluar nga tre kosovarët që luajnë për Zvicrën: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Granit Xhaka.

Ajo është firmosur edhe nga lojtarët kosovarë që luajnë me fanellën e përfaqësues shqiptare të futbollit, ku aktualisht janë 8 të tillë që në ndeshjet e fundit janë veshur kuqezi: Lorik Cana, Armend Dallku, Mërgim Mavraj, Samir Ujkani, Alban Meha, Burim Kukeli, Etrit Berisha dhe Ahmed Januzi.


Firmën e saj në këtë deklaratë e ka hedhur edhe futbollistja e famshme kosovare që luan për Gjermaninë, Fatmire Bajramaj.


Që nga muaji maj, FIFA ka vendosur që përfaqësuesja kosovare e futbollit mund të luajë ndeshje ndërkombëtare por për momentin, ky vendim është i ngrirë pasi janë ende të papërcaktuar modalitetet e këtij vendimi. Debati ka lindur për arsye se ky vendim i KE të FIFA-s ka ndeshur në refuzimin e UEFA-s, e cila nuk është gati të pranojë që Kosova të luajë në arenën ndërkombëtare.


Nëse Kosova do të fillojë të luajë ndeshje ndërkombëtare me përfaqësuesen e saj të futbollit, ku cilësohet si hapi i parë konkret për anëtarësimin me të drejta të plota të FIFA dhe UEFA, ndonëse do të duhet shumë kohë për realizimin e një objektivi të tillë.


busy
komente