Miqësore/ Në qershor mund të luhet Kosovë – Argjentinë | ||||
|
Mediat kosovare kanë raportuar një lajm sensacional. Argjentina mund të jetë kundërshtari i afërt për Kombëtaren e Kosovës në një ndeshje miqësore që mund të luhet në muajin qershor. Vendimi përfundimtar do të jetë nga FIFA gjatë muajit maj, kur do të mbahet dhe kongresi i rradhës. Gjatë kësaj periudhe, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter do të ketë bisedime me palën serbe të futbollit, pasi është autorizuar që vet kreu i futbollit botëror ta zgjidh këtë çështje. Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, skuadra e Albert Bunjakut do ta ketë përballë Lionel Messin me shokë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7443 |