Në fokus/ Kongresi i FIFA-së “harron” Kosovën | ||||
|
Edhe Kongresi i FIFA-së, i mbajtur në Mauritius, sikurse Komitetit Ekzekutiv i FIFA-së nuk ka biseduar farë për çështjen e Kosovës. Sipas uebfaqes zyrtare të FIFA-së në këtë kongres nuk është diskutuar farë për Kosovën. Në uebfaqen e FIFA-së, janë publikuar detajet e diskutimeve të Kongresit, ndërsa rasti i Kosovës nuk përmendet askund. Federata e Futbollit të Kosovës nuk ishte në rend dite të FIFA-së, edhe pse i ishte drejtuar këtij institucioni me dy shkresa. Ndërkohë, drejtuesit e futbollit kosovar, nuk kanë kurrfarë informate nëse është folur apo jo në Kongresi i FIFA-së për çështjen e futbollit të Kosovës. Kujtojmë se FIFA, muaj më parë ia kishte lejuar Kosovës të luajë miqësore me të rinjtë dhe me ekipin e femrave, kurse përfaqësueses A ia ka mohuar një gjë të tillë. Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s do të mbahet në Zyrih më 3 e 4 tetor 2013. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6976 |