HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Toverlani preferon Maqedoninë
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 27 Janar 2010 12:50   pdfShtypEmail

afrim_toverlani_380461282Trajneri i skuadrës së Trepçës ’89, Afrim Tovërlani, e ka refuzuar idenë e drejtuesve të klubit për ta vazhduar pjesën e dytë të stërvitjeve në Dubai apo Antalia. Ai ka preferuar më shumë shtetin fqinj, Maqedoninë, për ta vazhduar “mbushjen” e akumulatorëve për stinorin pranveror.

“Stërvitjet i kemi filluar më 15 janar. Deri më tash po shkon çdo gjë sipas planprogramit. Drejtuesit e klubit kanë propozuar t’i vazhdojmë përgatitjet në Dubai ose Antalia, por unë kam insistuar të shkojmë në Maqedoni”, ka thënë Afrim Tovërlani.

Pret edhe dy sulmues

Ish-trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, pas ardhjes së Valon Aliut nga skuadra e KEK-ut, është në pritje edhe të dy përforcimeve nga Raiffeisen Superliga. Me angazhimin e dy sulmuesve tekniku mendon se skuadra e tij do të jetë e kompletuar për sezonin pranveror. Ndërsa në skuadrën e strategut Afrim Tovërlani janë duke u provuar edhe dy futbollistë njëri nga Kameruni, tjetri nga Novi Pazari, por ata ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje me klubin mitrovicas.

“Deri tash jemi përforcuar me Valon Aliun, kurse në skuadër janë në prova edhe dy futbollistë, por ende nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje. Ndërsa jemi në kontakt me dy lojtarë që luajnë në Raiffeisen Superligë dhe të cilët kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e Trepçës ’89. Por, të shohim se a do të lirohen nga skuadrat e tyre”, ka shtuar Tovërlani, i cili me skuadrën e tij synon të rikthehet në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll.

Veton Zymberi

 


busy
komente