Miqesore/KEK-u arrin fitoren e parë në Gjevgjeli! | ||||
|
Skuadra e KEK-ut të martën ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në ndeshjen miqësore me skuadrën e Miravcit që bënë gara në ligën e dytë të Maqedonisë. Golin e vetëm në ketë takim e ka shënuar sulmuesi Kastriot Rexha, pas një krosimi të mirë nga mesfushori Festim Krasniqi. Ishte ky takimi i dytë që skuadra e Bylbyl Sokolit e ka zhvilluar në kuadër të fazës përgatitore për stinorin pranveror. Takimin e parë skuadra e KEK-ut luajti baras me Kozhufin me rezultat 2:2. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2700 |