Genc Hoxha: Besa ka shanse te arrij ne finale! | ||||
|
Trajneri i Besës së Pejës, Genc Hoxha, ka thënë se është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij në takimin e kthimit ndaj Ballkanit. Pejanët tashmë kanë siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës pasi fituan dy ndeshjet me skuadrën nga Theranda. Sipas Hoxhës, plasmani në gjysmëfinale ka rritur motivin që Besa ta fitojë kupën e Kosovës. “Jam i kënaqur me paraqitjen dhe rezultatet e arritura të skuadrës sime në dy takimet që zhvilluam ndaj Ballkanit. Ndonëse të dielën në ndeshjen e kthimit ishim në mungesë të Fetim Kasapit dhe Krenar Vokshit, jam i kënaqur me lojën që treguam duke siguruar plasmanin në gjysmëfinale”, ka thënë Hoxha. “Plasmani në gjysmëfinale ka rritur motivin në radhët tona dhe se, besoj se ne mund ta fitojmë Kupën e Kosovës”.
Kundërshtarët e nivelit të njëjtë
Krahas Besës, “vizën” për në gjysmëfinalen e kanë siguruar edhe Gjilani, që eliminoi Trepçën, Liria që mundi Hysin dhe Drenica, që pas vazhdimeve të lojës shtesë siguroi gjysmëfinalen ndaj Vëllaznimit. Sipas Hoxhës, për skuadrën e tij skuadrat kundërshtare janë të nivelit të njëjtë. “Me cilëndo skuadër që do të takohemi në gjysmëfinale janë të nivelit të njëjtë. Favoritet e kësaj gare, Trepça dhe Hysi, u eliminuan, kështu që ne jemi të gatshëm të sfidohemi me cilëndo skuadër”, ka theksuar Hoxha, i cili ka shtuar se të përzgjedhurit e tij do të jenë në finalen e madhe të Kupës së Republikës së Kosovës. “Ne kemi punuar mjaft në përgatitje. Jemi të gatshëm për çdo sfidë. Realisht Besa do të jetë në finalen e madhe të Kupës së Kosovës”, ka përfunduar timonieri i Besës, Genc Hoxha. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2261 |