Ramiz Krasniqi: Dua fitore ndaj Gjilanit | ||||
|
Kampionia në fuqi, Prishtina, të dielën do të ballafaqohet më Gjilanin në kuadër të Javës së 22-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Kryeqytetasit pas barazimit ndaj Hysit, të mërkurën që e lamë pas, synojnë pikët e plota në përballjen e radhës ndaj Gjilanit, skuadër kjo që po lufton më të gjitha forcat për të siguruar ekzistencën në elitën e futbollit tonë. Sipas Krasniqit, të përzgjedhurit e tij pas lojës së mirë të shfaqur ndaj Hysit, në duelin e radhës kërkojnë pikët maksimale. “Ne kemi treguar lojë të mirë në Merdarë ndaj Hysit. Vlera e asaj lojë do të ishte e plota nëse do të arrinim pikët e plota në ndeshjen e radhës ndaj Gjilanit”, ka thënë Krasniqi. Ai ka shtuar se atmosfera është shumë mirë në kub dhe se, skuadra e tij është e gatshme t’i qaset ndeshjes kundër gjilanasve. I pari i bankinës së “bardhekaltërve”, është i bindur se skuadra e tij do të mund Gjilanin. “Më njëherë pas ndeshjes ndaj Hysit, jemi orientuar për ballafaqimin më Gjilanin. Atmosfera është mjaft e mirë në klub dhe jam i bindur se do të arrijmë trepikëshin ndaj Gjilanit”, tha Krasniqi.
Sahiti: Ndaj Prishtinës, dua rezultat pozitiv Rezultat pozitiv nga takimi Prishtina - Gjilani, kërkon edhe timonieri gjilanas, Muharrem Sahiti. Ai ka thënë se skuadra e tij ndaj Prishtinës, do të paraqitet më përbërjen më të fortë. Sipas Sahiti, çdo ndeshje për Gjilanin, është vendimtare. “Në pozitën në të cilën ndodhemi ne, jemi sikur luan i plagosur, prandaj për Gjilanin çdo ndeshje është vendimtare. Një ndeshje e tillë na pret edhe të dielën ndaj Prishtinës. Jemi të mobilizuar maksimalisht si dhe do të luajmë më përbejnë më të fortë. Më të gjitha forcat tona ndaj Prishtinës, do të synojmë rezultat pozitiv”, ka thënë Sahiti.
Fatmir Bytyçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2756 |