Futboll / Prishtina - Trepça 1:0 (0:0) | ||||
|
Fatoni e futi Prishtinën në luftë për titull Shënues: Faton Zejnullahu (68)Prishtinë, 14 prill - Kampionia aktuale në futboll, Prishtina, ka arritur ta “shkelë” edhe skuadrën e Trepçës, pasi e mposhti me rezultat 1:0 në kuadër të Javës së 24-t në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar sulmuesi Faton Zejnullahu, për të cilin ishte goli i parë në fanellën “bardhekaltër”. Duhet cekur se pas kësaj fitore skuadra e Prishtinës ka hyrë në luftë për titullin e kampiones. Pjesa e parë e takimit ishte monotone. Në të u regjistruan vetëm dy raste shënimi. Të dyja rastet ishin për skuadrën vendëse, por Zejnullahu (40) dhe Berisha (45+) nuk u treguan të saktë në rastet e treguara. Në pjesën e dytë të takimit skuadra e Prishtinës e filloi më mirë dhe gjatë gjithë kohës kishte iniciativën në terren. Mbrojtësi Ilir Berisha në minutën e 55-të sërish u gjend në pozitë të mirë shënimi, por as këtë herë nuk u tregua i saktë. Katër minuta më vonë mesfushori Dajaku provon nga 30 metra, por godet vetëm rrjetën e jashtme të portës së “gardianit”, Prtinac. Trajneri Ramiz Krasniqi në minutën e 68 inkuadron në lojë mesfushorin Genc Sermaxhaj, i cili në harkimin e parë arriti ta gjejë sulmuesin Zejnullahu, i cili nga afërsia nuk e kishte të vështirë ta shënojë golin e fitores. Në minutat në vazhdim të dyja skuadrat u orvatën, por shifrat mbetën të pandryshuara. Deklaruan pas ndeshjes Faton Zejnullahu, sulmues i Prishtinës: “Jam i lumtur që goli im i sjelli tri pikë Prishtinës. Ky ka qenë takimi im i parë para shikuesve tanë dhe ishte goli i parë në fanellën e Prishtinës, shpresoj të vazhdoj me lojëra të mira edhe në ndeshjet e ardhshme. Nëse vazhdojmë me ketë formë kemi gjasa ta mbrojmë titullin kampion”. Gani Sejdiu, trajner i Trepçës: “Pjesa e para ishte e balancuar, kurse në të dytën Prishtina e kërkoj me shumë fitoren. Humbja ka ardhur si rezultat i gjendjes se keqe të fushës, pasi dihet se në luajmë me shumë futboll teknik. Është për të ardhur keq se si stadiumi i qyteti është në gjendje të këtillë. Ndërsa nuk është tragjike me humb kundër Prishtinës”.BOX Prishtina-Trepça 1:0 Stadiumi i qytetit në Prishtinë Shikues mbi 1000 Gjyqtarë: S.Domo, B.Këpuska, N.Ibrahimi. Kartonë të verdhë: G.Sermaxhaj (Pri), S.Sahiti, A.Zhjeqi (Tre). Prishtina: Feim Statovci, Benik Krasniqi, Ilir Berisha, Driton Vokshi, Labinot Ibrahimi (Viktor Kuka), Ardian Kozhani, Behar Maliqi, Taulant Dajaku (Genc Sermaxhaj), Azem Ahmeti, Faton Zejnullahu (Agron Skeraj), Suad Saliagiq. Trepça: Suad Prtinac, Samir Sahiti, Visar Sermaxhaj, Fitim Llapashtica, Arben Zhjeqi, Ilie Stoev, Florent Sejdiu, Emin Baliqi (Florent Aziri), Bardhyl Kaçiu (Arber Prekazi), Berat Hyseni (Afrim Mziu), Elvis Osmani. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3603 |