HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Rivalët e kryeqyteti, Flamurtari dhe Prishtina, do të përballën të dielën në “Xhemail Ibishi”
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Maj 2010 19:39   pdfShtypEmail

faton_zejnullahuZejnullahu: Dua ta mposhti Flamurtarin

Prishtinë, 14 maj - Sulmuesi i FC Prishtinës, Faton Zejnullahu të dielën do të rikthehet në stadiumin “Xhamil Ibishi”, por tash si kundërshtar i skuadrës ku beri emër si futbollist. Sulmuesi këmbëshpejte duke kujtuar kohët që ka kaluar në skuadrën “kuqezi” të premten ka thënë se dëshiron t’i shënoj dhe ta mposht ish-skuadrën e tij.

“Do të jetë një ndeshje emocionuese për mua, pasi kam kaluar një kohë të gjatë në skuadrën e Flamurtarit. Ajo kohë ka qenë me të vërtetë shumë e mirë. Tash jam pjesë e Prishtinës dhe mendoj se do t’i shënoj ish-skuadrës dhe ta mposhti. Nuk besoj se do te kem problem të shënoj në ketë takim pasi e njoh mirë terrenin dhe futbollistët qe luajnë në ketë skuadër”, ka thënë Faton Zejnullahu.

Ndërsa në anën tjetër njeri nga futbollistët me të dalluar të Flamurtarit në  ketë kampionat, Arton Gashi, ka thënë se skuadra e tij luan pa presion në takim kundër Prishtinës, por synon që të shënoj fitore.

“Ne jemi përgatitur gjatë gjithë javës që ta mposhtim Prishtinën. Do të jetë një takim interesant, por ne do të luajmë në këtë ndeshje pa presion, dhe mendoj se do t’i marrim tri pikë”, ka thënë Arton Gashi.

Skuadrës së Flamurtarit i mungojnë sulmuesi Malsor Gjonbalaj dhe mbrojtësi Valon Bajgora, kurse Prishtinës do t’i mungoj mbrojtësi Driton Vokshi.

Veton Zymberi


BOX

Raiffeisen Superliga / Java e 30-të

Të dielën takohen:

Liria - Trepça

(P. Hasani, B. Kepuska, F. Brahushi)

Hysi - Besa

(S. Domi, S. Krasniqi, M. Rrahimi)

Flamurtari - Prishtina

(H. Hajdari, B. Selimaj, L. Cena)

Vëllaznimi - Kosova (V)

(I. Kelmendi, S. Berisha, A. Latifi)

Gjilani - Drenica

(B. Fejzullahu, A. Peshteri, F. Berisha)

KEK-u - Ferizaj

(A. Hoxhaj, M. Aliu, I. Veseli).

Të gjitha ndeshjet fillojnë  në orën 16:00.


busy
komente