HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
KEK-u - Hysi 1-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 14 Shtator 2009 05:51   pdfShtypEmail

keku-drenica 6-0Grabovci kreator i trepikëshit të radhës

Fatmir Bytyçi

KEK-u me golin e sulmuesit Berat Grabovcit, ka fituar trepikëshin ndaj Hysit 1-0, të shtunën në “Agron Rama” te Kastriotit, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të Javës se Gjashtë të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

“Elektricistët” dhe skuadra nga Merdara, në përballjen e tyre kanë shfaqur lojë të nivelit mesatare. Hysi ishte skuadra e parë që nëpërmjet Labinot Osmanit (19’), rrezikoi portën e KEK-ut, por portieri Blaku ishte në vend. Blaku vetëm tre minuta më vonë priti gjuajtjen e Zabergjës.

Vendësit farë lehtë kanë mundur të vijnë në epërsi në minutën e 40-të, por nga penalltia dështoi Ymer Xhaferi, pasi më parë gjyqtari akordoi penallti pas ndërhyrës se portierit Flamur Neziri. Djelmoshat e Bylbyl Sokolit furishëm e nisen fraksionin e dytë të lojës, duke qëlluar shtyllën transversale,  dhe pingule nëpërmjet Zogianit e Kodraliut. Gëzimi i vendësve vjen në minutën e 70-të, kur Grabovci shënoi pas gabimit të mbrojtjes mysafire dhe i siguron pikët maksimale skuadrës së tij. Kujtojmë se ky ishte goli i pestë në këtë edicion të garave për Grabovcin.

Deklaruan pas lojës:

Bylbyl Sokoli, trajner i KEK-ut: “Statistikisht ndeshja ishte nën kontrollin tonë. Poseduam topin, por në momente patëm edhe gabime në mbrojtje. Pas huqjes së penalltisë patëm një ngarkesë psiqike, por në fund fituam në saje të angazhimit. Ky ekip ka potencial për të luajtur më mirë”.

Muharrem Sahiti, trajner i Hysit: “Mendoj se nuk ishim me fat. Sulmi ishte pika jonë më e dobët në këtë ndeshje pasi nuk shfrytëzoi rastet. Po vuajmë për gola pasi sulmin nuk e kemi në nivel”.

KEK-u - Hysi 1-0

Shënues: Berat Grabovci (70)

Stadiumi “Agron Rama” në Kastriot

Shikues: rreth 700

Gjyqtarë: S. Domi, G. Shala, N. Ibrahimi

Kartona të verdhë: E. Hashani, Grabovci, Bajrami (KEK-u), Neziri, Sogojeva, Brando, Musolli, Kida (Hysi).

KEK-u: Blaku, E. Hashani, V. Hashani, Ajvazi, Kodraliu, Isufi, Simnica (Murseli), Zogiani, Grabovci (Aliu(, Bajrami (RExha), Xhaferi

HYSI: Neziri, Sogojeva, Brando, Ahmeti (Pë. Osmani), Gashi (Pe. Osmani), A. Zabërgja, Zhdrella, Musolli, L. Osmani (Berisha), Kida, E. Zabërgja

 


busy
komente