Fetahu : Flamurtari - befasia e këtij kampionati | ||||
|
Ish-trajneri i disa skuadrave të elitës së futbollit tonë, Mehmet Fetahu, ka thënë se është i befasuar me rezultatet që ka arritur Flamurtari. Sipas tij, ky edicion i garave është më i miri në Kosovën e pasluftës. Ai thotë se Trepça, Flamurtari, Besa, Liria dhe KEK-u do të do të garojnë për titull Fatmir Bytyçi Një nga trajnerët e njohur të futbollit të Kosovës, Mehmet Fetahu, alias “Meksaâ€, ka thënë të enjten se skuadra e Flamurtarit, me rezultatet e arritura, por edhe paraqitjet që po shfaq në këtë edicion të garave, është befasi e këtij kampionati. Sipas Fetahut, që kohë më parë ka drejtuar disa skuadra të elitës së futbollit tonë, “kuqezinjtë†nga Prishtina kanë krijuar një skuadër kompakte. “Flamurtari me paraqitjet që po tregon në këtë edicion të garave, si dhe me rezultatet e arritura, është befasi e këtij edicioni. Kjo skuadër ka krijuar një ekip të mirë me disa përforcime të bëra gjatë afatit veror. Mendoj se Flamurtari më vonë mund të ketë rënie, por realisht jam i befasuar me ndeshjet që po shfaq kjo skuadërâ€, ka thënë Fetahu.
Edicioni më i mirë në Kosovën e pasluftës Sipas strategut Fetahu, ky kampionat është më i miri në Kosovën e pasluftës. Ai thotë se në çdo pikëpamje futbolli ka lëvizje pozitive. “Të them të drejtën në këtë edicion ka futboll më kualitativ. Futbolli ka përparuar. Vërtet po kënaqem duke shikuar futbollâ€, ka thënë Fetahu, i cili ka shtuar se “incidenti i ndodhur ka zbehur pak a shumë imazhin pozitiv të futbollitâ€. “Duhet të kemi kujdes të mos ndodhin eksese çfarë pamë në Vushtrri. Gjera të tilla mund ta prishin imazhin e futbollit që tashmë ka nisur të përparojë. Shpresoj të mos përsëritet ajo që ndodhi në Vushtrriâ€, ka theksuar Fetahu.
Trepça, Flamurtari, Besa, Liria dhe KEK-u do të garojnë për titull
Trajneri Fetahu ka bërë me dije se gara për kreun e tabelës në këtë edicion do të jetë mjaft interesante e dramatike. “Trepça, Flamurtari, Besa, Liria dhe KEK-u do të jenë skuadrat që në këtë edicion do të garojnë në betejën për titull të kampionitâ€, ka përfunduar Fetahu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3678 |