Hoxha: Dua pikët maksimale ndaj Hysit | ||||
|
Trajneri i Besës, Genc Hoxha, kërkon pikët e plota në përballje me Hysin. Hoxha ka thënë se Hysi ka skuadër cilësore, por, sipas tij, trepikëshi do të mbetet në “Shahinhaxhiislamiâ€. Ndryshe, rezultat të favorshëm nga kjo ndeshje kërkon edhe timonieri i Hysit, Luan Prekazi. Ai thotë se pas fitores ndaj Flamurtarit, edhe në Pejë Hysi do të marrë rezultat pozitiv
Fatmir Bytyçi
Trajneri i Besës së Pejës, Genc Hoxha, ka thënë se kërkon pikët e plota ndaj Hysit, sot (e mërkurë), ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të Javës së Tetë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll. Pejanët tri ditë më parë humbën ballafaqimin me kampionen në fuqi, Prishtinën, ndërsa ndaj skuadrës nga Merdara synojnë t’u kthehen rezultateve pozitive. Sipas Hoxhës, skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht ta mposhtë Hysin. “Përballja me Hysin aspak nuk do të jetë sfidë e lehtë, për faktin se Hysi ka skuadër të mirë që shquhet me disa futbollistëâ€, ka thënë Hoxha. “Jemi të përgatitur mjaft mirë dhe të gatshëm t’i përgjigjem skuadrës së Hysit. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nga ky takim duhet të dalim fitues. Besoj se në duel me Hysin do t’i marrim pikët maksimaleâ€.
Prekazi: Në Pejë udhëtojmë për rezultat të favorshëm
Ndryshe, numri një i bankinës së Hysit, Luan Prekazi, pas fitores ndaj Flamurtarit në xhiron e kaluar, kërkon rezultat të favorshëm edhe në takimin e radhës ndaj Besës. Sipas Prekazit, Besa është skuadër që meriton të vlerësohet lart. “Besa, pavarësisht se humbi ndaj Prishtinës, duhet vlerësuar lart, sepse bëhet fjalë për një ekip që në vitet e fundit ka treguar rezultate të mira duke qenë një nga ekipet më të mira në futbollin tonë. Ne edhe në ballafaqim me pejanët synojmë të marrim rezultat të favorshëmâ€, ka thënë timonieri i Hysit, Luan Prekazi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2718 |