Vellaznimi / Ajet Shosholli: Fusha në Rahovec, fushë “patatesh” | ||||
|
Trajneri i Vëllaznimit, Ajet Shosholli, ka kritikuar ashpër kryetarin e Komisionit për inspektimin e fushave të FFK-së, Agim Maloku, që i ka dhënë leje Ballkanit për të luajtur në stadiumin e Rahovecit. Sipas Shoshollit në fushën e këtij stadiumi nuk mund të luhet futboll. Vëllaznimi pësoi humbje të dielën në kuadër të javës së 18-të kundër Ballkanit, me rezultat 1:2, kurse fajin për këtë gjakovarët e adresuan tek fusha e papërshtatshme. “Fusha e stadiumit në Rahovec i ngjan një fushe patatesh. Aty është e pamundur të luhet futboll. Ka shumë gropa dhe kjo e pamundëson që lojtarët të bëjnë lojë futbolli. Po ashtu edhe dimensionet e fushës nuk janë ato që duhet të jenë, ashtu sikurse edhe shtyllat e portave”, tha Shosholli. Në javën e ardhshme Vëllaznimi do të luajë para tifozëve të vet kundër skuadrës së fundit në renditje, Ferizajt. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3992 |