KEK-u / Plepolli në dyshim kundër Hysit | ||||
|
Mesfushori ofanziv i KEK-ut, Arsim Plepolli nuk ka arritur të debutojë në fanellën e KEK-ut në stinorin pranveror në sfidën kundër Flamurtarit për shkak të lëndimit të muskujve. Ai nuk është i sigurt nëse do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e së dielës kundër Hysit në Merdar. “Gjatë përgatitjeve e pasur zgjatje të muskujve dhe si rrjedhojë kam qenë i detyruar të pushoj. Sfida me Hysin do të jetë shumë e vështirë për skuadrën time, por ende nuk e di se a do të jem i gatshëm të kontribuoj. Ditët e fundit vërehet një përmirësim i dukshëm dhe nuk ndjej dhimbje, por do të shohim deri te dielën a jam në gjendje t’i rezistoj një angazhimi të madh në fushë”, tha Plepolli, i cili në vjeshtë ishte pjesë e Trepçës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 2797 |