Hysi / Hyseni: Jam i lumtur që shënova në debutim te Hysi | ||||
|
Sulmuesi i ardhur te Hysi gjatë afatit kalimtar të janarit, Berat Hyseni, ka qenë përcaktuese në fitoren që skuadra e tij e re e ka shënuar sot në Merdar kundër KEK-ut. Ai ka shënuar golin e tretë të skuadrës së drejtuar nga Genc Hoxha, duke i dhënë fitoren 3:2 dhe duke e mbajtur në garën për titull kampioni, edhe pse ngec 9 pikë ndaj Prishtinës. “Loja ishte shumë e mirë dhe e pëlqyeshme për tifozët. Ne patëm disa gabime në mbrojtje, të cilat i shfrytëzuan futbollistët e KEK-ut, duke na ndëshkuar dy herë dhe kjo më pas na krijojë vështirësi. Mirëpo, në fund arritëm të fitojmë dhe kjo është me rëndësi. Sa i përket golit jam shumë i lumtur, sepse arrita të shënoj që në ndeshjen e parë në fanellën e Hysit”, tha Hyseni, i cili në ndeshjen e parë kundër Trepçës nuk ishte aktivizuar për shkak të lëndimit. “Shpresoj që do të arrijmë ta shkrijmë epërsinë e Prishtinës dhe ta arrijmë objektivin e klubit që është titulli i kampionit. Po ashtu, shpresoj të kem një edicion të mirë dhe të shënoj në vazhdimësi për ta ndihmuar klubin në fitore të reja”, shtoi Hyseni. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3426 |