Prishtina / Zejnullahu: Nuk ka kush na ndal drejt titullit! | ||||
|
Sulmuesi i bardhekaltërve, Faton Zejnullahu mendon se skuadrën e tij nuk ka kush ta ndal në rrugën për t’u shpallur kampione e këtij edicioni. Edhe pse Prishtina pësoi humbje javën e kaluar nga Ballkani në Rahovec, Zejnullahu është optimist se do ta ruajnë epërsinë në pikë që kanë ndaj Hysit. “Humbja në Rahovec nuk i ka ndryshuar mendimet tona. Është e qartë se nuk ka kush të na ndal në arritjen e objektivit tonë për t’u shpallur kampionë. Mirëpo, duhet pasur parasysh se aty ku nuk ka kushte për lojë siç ishte rasti në Rahovec ku u dëmtuam nga gjyqtari dhe nga fusha e papërshtatshme, atëherë mund edhe të marrim rezultate të padëshirueshme”, deklaroi Zejnullahu, i cili beson se në ndeshjet e ardhshme trajneri Ramiz Krasniqi do t’i jap më shumë hapësirë për lojë, pasi deri më tash zakonisht është përfshirë si zëvendësues. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3905 |