Raiffeisen Superliga / Prishtina llogarit në tri pikë të sigurta kundër Ferizajt | ||||
|
Të mërkurën luhen ndeshjet e javës së 21-të në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll. Prishtina nuk pritet të ketë telashe për të arkëtuar tri pikë të reja, pasi para tifozëve të vet luan kundër Ferizajt, që është fundosur në pozitën e fundit pa shpresa për mbetje në kategorinë elite. Aktualisht prishtinasit kanë 6 pikë epërsi ndaj Hysit dhe me fitoren kundër ferizajasve ata shpresojnë ta shtojnë atë, megjithëse kjo varet prej rezultatit që do ta arrijë Hysi në Pejë kundër Besës. Këtë mesjavë shumë interesante do të jenë edhe ndeshjet e skuadrave që luftojnë për mbetje në elitë, pasi rezultatet e javës së 20-të kanë bërë që në këtë garë të krijohet një rrëmujë e madhe. Për këtë arsye epilogu i ndeshjeve Vëllaznimi-KEK-u, Trepça’89-Flamurtari dhe Drenica-Ballkani pritet me interesim të madh.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3602 |