Enis Zabërxha : Jemi skuader superiore | ||||
|
“Jam shumë i kënaqur me fitoren që kemi shënuar në Gjilan. Me këtë fitore ua kemi mbyllur gojën të gjithë atyre që kanë menduar se skuadra e Hysit fiton vetëm në fushë të vet, dhe me ndihmën e referit. Jemi skuadër superiore. Motivi në skuadër është i madh, kurse pa asnjë dilemë do ta mposhtim Trepçënâ€, ka thënë Enis Zabërxha
Veton Zymberi
Kapiteni i Hysit, Enis Zabërxha, është trimëruar pas fitores në Gjilan, ku skuadra e tij “rrëmbej†tri pikët e plota. Ai nuk ka humbur kohë për ta paralajmëruar skuadrën lidere, Trepçën, për atë se çfarë e pret në Superderbin e Javës së Trembëdhjetë. Madje, golashenuesi ka shprehur mendimin se skuadra llapjane është superiore ndaj skuadrave të Superligës. “Jam shumë i kënaqur me fitoren që kemi shënuar në Gjilan. Me këtë fitore ua kemi mbyllur gojën të gjithë atyre që kanë menduar se skuadra e Hysit fiton vetëm në fushë të vet, dhe me ndihmën e gjyqtarit. Jemi skuadër superiore. Motivi në skuadër është i madh, kurse pa asnjë dilemë do ta mposhtim Trepçënâ€, ka thënë Enis Zabërxha. Pas dymbëdhjetë xhirove të zhvilluara, golashënuesi më i mirë në kampionatin e kaluar ka shënuar gjashtë gola, një më pak se sulmuesi i Gjilanit, Liridon Hasani. Zabërxha ka thënë se në rend të parë për të është suksesi i klubit, pastaj ai personal. “Synimi ynë në këtë kampionat është titulli i kampionit. Të gjithë në skuadër jemi të vetëdijshëm për atë që kërkojmë, prandaj epiteti i golashënuesit është në rend të dytëâ€, ka shtuar Zabërxha. Skuadra e Hysit, pavarësisht ndryshimeve në Shtabin Teknik, ka shkëlqyer në javët e fundit. Pas xhiros së dymbëdhjetë, kjo skuadër renditet në pozitën e dytë me 24 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e Trepçës, që është në vendin e parë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3204 |