Raiffeisen Superliga / KEK-u - Lepenci 0-2 | ||||
|
Skuadra e sapoardhur ne Superlige, Lepenci nga Kaçaniku ka qene surpriza e madhe keto dy javet e para, pasi ka arritur fitoren e dyte rresht sot, duke mundur si mysafire skuadren e KEK-ut ne Kastriot. Miqte kaluan ne avantazh qe ne minuten e 14-te pas golit te shenuar nga pika e penalltise. Ralizator ishte Florim Berisha qe ktheu ne gol penalltine e fituar pas prekjes se topit me dore nga mbrojtesit vendas. Ne pjesen e dyte, miqte shenuan edhe golin e dyte, 15 minuta perpara perfundimit me autor kapitenin Xhevdet Shabani. Me kete fitore, Lepenci kryeson tabelen e vetme me 6 pike pas 2 ndeshjesh. Selajdin Zeneli (Trajner i Lepencit) - "Jam shume i kenaqur me rezultatin. Skuadra luajti mire dhe ne zbatuam me perpikmeri planin e lojes. realizuam dy gola duke shfrytezuar rastet e krijuara. mendoj se ishte nje rezultat i drejte dhe nje fitore e merituar" Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4046 |