HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Haxhi Zeka : Hysit do t’ia rrëmbejmë kreun
nga AlbaniaSoccer   E premte, 30 Tetor 2009 13:22   pdfShtypEmail

haxhi_zekaIkona e Besës së Pejës, Haxhi Zeka, ka thënë se ndihet i lumtur me fitoren e skuadrës së tij në Kastriot ndaj KEK-ut.

Pejanët të mërkurën që e lamë pas mundën “elektricistët” 1-0, në kuadër të Javës së 14 të Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll. Besa me këtë trepikësh tashmë gjendet në vendin e tretë të renditjes tabelore, me 23 pikë të grumbulluara, katër pikë më pak se Hysi. Sipas Zekës, skuadra e tij me suksesin e arritur ndaj KEK-ut ka hyrë seriozisht në garën për titull të kampiones.

“Të them drejtën fitorja ndaj KEK-ut ka rritur në masë të madhe motivin në radhët tona. Ballafaqimi me KEK-un ka qenë një lojë e mirë, për faktin se skuadra nga Kastrioti, ani pse humbi takimin me ne, ka shfaqur futboll të mirë dhe se, realisht ne kemi fituar falë fatit sportiv”, ka thënë Zeka.

“Tashmë me trepikëshin e fituar në takimin e fundit, ne kemi bërë një hap të madh drejt kreut të tabelës, duke u futur seriozisht në valle për ta rikthyer titullin në Pejë”, ka thënë Zeka, duke shtuar ndërkohë se skuadrës në pjesën e dytë të garave i duhen dy-ose tri përforcime.

“Besoj se forma e mirë e skuadrës sonë do të vazhdojë edhe në takimet e radhës. Presim ndonjë gabim nga skuadra e Hysit, në mënyrë që ne t’ia marrim vendin e parë, e që stinorin vjeshtor ta përfundojmë në krye të tabelës. Skuadrës i duhen dy-ose tri përforcime për pjesën e dytë të garave, për faktin se pjesa pranverore do të jetë edhe më e ‘nxehtë’, veçmas gara për titull të kampiones. Besoj se ne mund ta arrijmë titullin e kampiones”, ka përfunduar Zeka.

Fatmir Bytyçi


busy
komente