Liridon Hasani : Nuk frikesohem nga sulmuesit e Hysit | ||||
|
Sulmuesi i Gjilanit, Liridon Hasani, ka thene se nuk frikesohet nga dy sulmuesit e Hysit, Labinot Osmani dhe Enis Zaberxha, te cilet se bashku me te i prijne listes se golashenuesve. Hasani beson se epiteti i golashenuesit me te mire do te shkoje ne Gjilan. “Nuk frikesohem nga sulmuesit e Hysit. Jam i vetedijshem se deri ne fund do te jete veshtire, por besoj se ky epitet do te me takoj mua. Kjo varet shume edhe nga lendimet, por jam favorit ne kete gare”, ka thene Liridon Hasani. Numri nje ne sulmin e Gjilanit e ka lavderuar edhe punen e trajnerit, kurse, sipas tij, mesi i tabeles eshte synim per skuadren e Gjilanit. “Jam i kenaqur me punen qe po bejne te gjithe ne klub, posacerisht me punen e trajnerit. Me kete pune do ta arrijme mesin e tabeles, qe eshte synimi yne”, ka shtuar ai. Skuadra e Gjilanit ne javen e fundit arriti te marre nje pike ne Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” ne Mitrovice kunder Trepces, kurse te njejten gje Hasani beson se do ta beje edhe kunder Kosoves nga Vushtrria. “Pika e marre ne Mitrovice eshte e madhe, pasi na motivon per takimet e radhes. Pres qe te marrim nje rezultat pozitiv edhe ne takimin kunder Kosoves nga Vushtrria, pasi atmosfera ne klub eshte shume e mire”, ka shtuar Hasani. Gjilani pas javes se pesembedhjete renditet ne poziten e dhjete me 15 pike te tubuara, kurse Kosova renditet ne poziten e fundit me trembedhjete pike.
Veton Zymberi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4599 |