HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Uliks Emra : Ndërrimi i trajnerëve është kundërshtari ynë
nga AlbaniaSoccer   E martë, 10 Nentor 2009 13:54   pdfShtypEmail

emra_1__816856040Sulmuesi i Trepçës, Uliks Emra, ka thënë se kundërshtari i skuadrës së tyre ka qenë ndërrimi i trajnerëve, e jo skuadra e Hysit. Kujtojmë se nga skuadra e Trepçës brenda këtij sezoni është larguar trajneri Gani Sejdiu, pas tij edhe Hysni Maxhuni. Sipas Emrës, ndryshimet në Shtabin Teknik pak a shumë kanë ndikuar në ngecjen e rezultateve të skuadrës së tij. Ai thotë se tashmë në skuadër është krijuar një stabilitet dhe se, sipas tij, në skuadrën e tij tani e më tutje s’do të ketë vend për “Gafe”.  “Duhet të jemi realistë se në çdo skuadër ndërrimet e trajnerëve ndikojnë negativisht në atmosferën brenda klubit. Mendoj se ndryshimet në kreun e Shtabit Teknik të skuadrës sonë kanë qenë kundërshtarët tanë kryesorë, e jo skuadra e Hysit. Mirëpo, në skuadrën tonë ka lojtarë me përvojë, prandaj me sukses është tejkaluar amullia e krijuar”, ka thënë Emra.

“Mendoj se tash në skuadër është krijuar një stabilitet dhe se, tashmë në skuadrën tonë s’ka vend për gabime. Besoj se do të arrijmë rezultate të cilat ne i kërkojmë”.

I kënaqur me pikën e fituar në Prizren

“Xehetarët” në takimin e fundit ndaj Lirisë morën një pikë në udhëtim dhe tashmë gjenden në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 29 pikë të grumbulluara, një më pak se Hysi. Emra është shprehur i kënaqur me lojën e treguar në Prizren ndaj Lirisë.

“Mendoj se takimi me Lirinë ka qenë një i mirë nga të dyja palët. Të dyja skuadrat kanë pasur raste të mira shënimi dhe se, të dyja ekipet kanë mundur të fitojnë këtë ndeshje. Megjithatë, jam i kënaqur që kemi marrë një pikë në Prizren”, ka theksuar Emra.

Trepça ka kualitet ta fitojë titullin e kampiones

Ish-sulmuesi i Lirisë, Prishtinës, Vëllaznimit dhe, tashmë, anëtar i Trepçës, Uliks Emra, beson se skuadra nga Mitrovica ka potencial ta fitojë titullin e kampiones. Ai pohon se me një ose dy përforcime në afatin e dimrit, Trepça do ta prekë titullin e kampiones.

“Trepça ka kualitet ta fitojë titullin e kampiones, për faktin se ka lojtarë cilësorë. Nëse në stinorin pranveror do të mbetet ky fond i lojtarëve, por eventualisht edhe me një ose dy përforcime, jam i bindur se mund ta arrijmë objektivin e klubit: titullin e kampiones”, ka thënë Emra.

E ardhmja e Emrës

Një nga sulmuesit më të mirë në futbollin e Kosovës, Uliks Emra, ka lënë të hapur mundësinë që në afatin e dimrit të kalojë në ndonjë skuadër tjetër të elitës së futbollit tonë.

“E ardhmja ime do të vendoset më të përfunduar sezonin vjeshtor. Me skuadrën e Trepçës kam kontratë gjashtëmujore. Pas përfundimit të garave të këtij sezoni do të ulem të bisedojmë me drejtuesit e Trepçës, për të vendosur për të ardhmen time. Se a do të jem pjesë e kësaj skuadre edhe në pranverë, apo do të kaloj në ndonjë skuadër tjetër, do të vendoset pas sezonit vjeshtor të garave”, ka përfunduar Emra.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente