Prishtina - Flamurtari 2-2 / Ukzmajli ndëshkon kampionët | ||||
|
Alban Ukzmajli me eurogolin e tij në kohën shtese të lojës, ka ndëshkuar Prishtinën, duke i siguruar një pikë Flamurtarit në derbin e kryeqytetit të zhvilluar të mërkurën në kuadër të Javës së 17-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll. Prishtina dhe Flamurtarin kanë luajtur baras 2-2, ndonëse deri në minutën e fundit të takimit (90+4), kampionët ishin në epërsi prej 2-1, mirëpo ishte Ukzamajli, që barazoi shifrat 2-2. përballja në mes rivalëve të kryeqytetit është përshkruar më lojë të mirë, më raste shumta shënimi dhe katër gola të shënuara. Nikoqirët e këtij takimi nëpërmjet Dajaku (7), rrezikuan portën e “kuqezinjve”, por shtylla transversale shpëtoi mysafirët. Gëzimi i parë i Prishtinës, vjen në minutën e 29-të, kur pas asistimit të Dajakut, Fazliu shënon për të sjell në epërsi ekipin e tij prej 1-0. I njëjti lojtar ka mundur të shënojë edhe në minutën e 41-të, por goditja e tij kalon mbi portë. Raste të mira shënimi nuk munguan as të skuadra e Flamurtarit. Humolli (25) e Jetullahu (31), kanë mundur të barazojnë rezultatin, madje ky i fundit qëllon shtyllën pingule. Tre minuta pa përfunduar 45-minutëshi i parë Gjonbalaja pas asistimit te Humollit barazon rezultatin në 1-1. Lojë e nivelit të mirë është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë. Sejdiu i mysafirëve nga goditja e lirë gjuan bukur, portieri i Prishtinës, Statovci, me mund të madh e dëbon topin jashtë portës. Në anën tjetër Dervishi në vend të rrjetës qëllon shtyllën transversale. “Bardheklatrit”, nëpërmjet Maliqit kalojnë në epërsi, pasi ky u gjete më se miri pas goditjes se lirë të ekzekutuar nga Alievskit. Pas këtij goli të dy skuadrat krijuan edhe disa të mira shënimi, kurse ishte Ukzmajli, i cili më golin e tij nga lartësia rreth 30 metra i siguroi një pikë Flamurtarit.
Deklaruan pas lojës: Skënder Shengyli, trajner i Prishtinës: “Në pjesën e parë loja ishte e baraspeshuar. Kurse në pjesën e dytë pas epërsisë prej 2-1, pësuam një gol që nuk mund ta kuptoj se si e pësuam nga një lartësi rreth 30 metra. Mendoj se më angazhimin të cilin e ka treguar Flamurtari, rezultati është epilog real”. Jusuf Tortoshi, trajner i Flamurtarit: “E merituam një pikë. I përgëzoj futbollistët e mi për angazhimin maksimal. Luftuam për një rezultat të tillë dhe mendoj se e merituam”.
Prishtina - Flamurtari 2-2 Shikues: Mbi 1000 Shënues: Fazliu (29), Maliqi (64), për Prishtinën, Gjonbalaj (42), Ukzmajli (90+4) për Flamurtarin Karton të verdhë: Llumnica (Prishtina), Dervishi, Ukzmajli, Mehmeti (Flamurtari) PRISHTINA: Statovci, Vokshi, Berisha, Dajaku (Kozhani), Maliqi, Fazliu, Llumnica, Hasan (Ibrahimi), Alievski, Skeraj (Sermaxhaj), Krasniqi.
FLAMURTARI: Fejza, Dervishi, Humolli (Govori), Ukzmajli, Mehmeti, Sejdiu, Bajgora, Gjonbalaj, Marniku, Jetullahu (Osmani), Gashi.
Fatmir Bytyçi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3569 |