Trepça fitoi në shtëpi, Llamkosi mori një pikë në Pejë, Drenica-Vëllaznimi u ndërpre | ||||
|
Dje janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 29-të në Raiffeisen Superligë. Trepça ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Dritën, me rezultat 3:1. Mitrovicasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 2-të me golin e shënuar nga Veton Shabani. Epërsinë në 2:0 e ngriti Enis Zabërgja, në minutën e 60-të. Më pas mysafirët arritën të ngushtojnë epërsinë e vendasve me golin e Xhevdet Shabanit, në minutën e 76-të, por vetëm katër minuta më pas ‘xehetarët’ shënuan sërish, kur Xhevdet Mulliqi, vendosi rezultatin përfundimtar 3:1. Ndërkohë, ndeshja në Skenderaj, ndërmjet Drenicës dhe Vëllaznimit është ndërprerë në minutën e 44-t, tek rezultat 1:1, pasi gjyqtari kryesor Genc Nuza është sulmuar nga futbollistët e Vëllaznimit pas ndëshkimit me karton të kuq të Desaret Dervishit. Në takimin e fundit të ditës së sotme, Llamkos Kosova ka arkëtuar një pikë tejet të rëndësishme në Pejë, ku sfidën me Besën e ka mbyllur pa gola, 0:0. Vushtrriasit gjatë tërë takimit kanë qenë më të mirë dhe kanë krijuar raste të mira shënimi, por nuk janë treguar efikas në fazën e sulmit. Mundësitë më të mira për të shënuar i kanë shpërdoruar Festim krasniqi dhe Labinot Osmani. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5660 |