HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Valdet Shoshi : Dua Kupen e Kosoves
nga AlbaniaSoccer   E martë, 08 Dhjetor 2009 14:32   pdfShtypEmail

valdet_shoshiTrajneri i Drenicës, Valdet Shoshi, ka thënë se ia ka dorëzuar listën e transfereve kryesisë së klubit për përforcimin e skuadrës. Drenicasit, ndonëse në stinorin vjeshtor angazhuan disa lojtarë të shquar, rezultatet e Drenicës dhe paraqitjet e tyre nuk ishin të kënaqshme. Sipas Shoshit, Drenica me përforcimet eventuale në stinorin pranveror do të jetë shumë më e fortë se në sezonin vjeshtor.

“Ia kam dorëzuar listën e lojtarëve kryesisë së klubit për ta përforcuar skuadrën. Jemi në kontakte me disa futbollistë, por ende s’ka asgjë konkrete në këtë drejtim”, ka thënë Shoshi.

“Besoj se kryesia e klubit do të angazhohet maksimalisht që të sjellë freskime në skuadër, në mënyrë që pjesën e dytë të garave ta presim sa më të përgatitur”.

Sipas strategut Shoshi, skuadra e tij në pranverë do të jetë dukshëm më e fortë. Ai beson se rezultatet pozitiv dhe paraqitjet e mira s’do t’i mungojnë Drenicës.

“Besoj se me punën që do të bëhet gjatë përgatitjeve, por edhe me fondin e lojtarëve, duke mos harruar përforcimet e mundshme që do të vijnë në skuadrën tonë, Drenica do të jetë shumë më e fortë në çdo segment në garat pranverore. Objektivi ynë është plasmani sa më i lartë në renditjen tabelore si dhe gara për Kupën e Republikës së Kosovës, madje fokusimi ynë kryesor do të jetë beteja për ta fituar Kupën e Kosovës”, ka thënë trajneri i Drenicës, Valdet Shoshi, i cili ka shtuar se “më 15 janar parashikohet të nisin përgatitjet për stinorin pranveror”.

Fatmir Bytyçi

 


busy
komente