HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Raiffeisen Superliga/ Ekipet mysafire fitojnë
nga AlbaniaSoccer   E diel, 26 Maj 2013 21:20   pdfShtypEmail

raiffasen_superliga_KosovesSot janë zhvilluar katër ndeshje të javës së 32-të në Raiffeisen Superligë. Në të gjitha këto sfida fitoreve iu gëzuan skuadrat që ishin në cilësi të mysafirit. Tri skuadrat që po luftojnë për t’iu shmangur barazhit, Llamkos Kosova, Drenica dhe Hysi shënuan fitore, prandaj gjithçka rreth skuadrës që do të jetë e detyruar të luajë në ndeshjen e barazhit kundër Deçanit, do të vendoset në javën e fundit. Në rast se edhe në xhiron e fundit këto tri skuadra i gëzohen fitoreve, atëherë në barazh do të shkojë Llamkos Kosova, pasi ka goldallim më të dobët sesa Hysi në ndeshjet e ndërsjella.

Llamkos Kosovës ka shënuar fitore në Kizhnicë, kundër Hajvalisë, 3:1, me dy gola të shënuar nga Milot Rashica (13’, 43’) dhe një gol të Semir Zenelit (89’), derisa golin e vetëm për vendasit e ka shënuar Haxhi Malik Ndong (70’). Ndërkohë, fitore tejet të rëndësishmes mysafir në Gjilan ka shënuar edhe Hysi, me golin e Fidan Ademit, në minutën e 30-të. Një gol për fitore i ka mjaftuar edhe Drenicës në duel me Feronikelin (1:0). Realizator ishte Visar Shkupolli (66’).

Ndërkaq, Besa arriti të arkëtojë tri pikë në “Riza Lushta” dhe të ngjitet në pozitën e tretë, duke e mposhtur Trepçën’89, me rezultat 3:2. Golat për pejanët i shënuan Gashi (23’), Vokshi (35’) dhe Salihu (80’), derisa golat për mitrovicasit i shënuan Jetullahu (12’) dhe Kaçiku (78’). Do theksuar se ‘minatorët’ që nga minuta e 15-të luajtën me një lojtar më pak, pasi Arbër Potoku u ndëshkua me karton të kuq, pasi e ndali topin me dorë në vijën fatale të portës. Besa në këtë rast e shpërdoroi penalltinë, pasi gjuajtja e Haxhi Zekës goditi shtyllën.

REZULTATET E NDESHJEVE

Raiffeisen SUPERLIGA,
Java e 32-të, më 25/26.05.2013:
Trepça-Prishtina 0-0
Liria-Vëllaznimi 2-5
Trepça 89-Besa 2-3
Drita-Hysi 0-1
Feronikeli-Drenica 0-1
Hajvalia-Llamkos Kosva 1-3.
Java e 33-të (e fundit) zhvillohet më 02.06.2013 nga ora 17.00


busy
komente