Luigj Buqaj i bashkohet Lirisë | ||||
|
Futbollisti Luigj Buqaj është larguar nga skuadra e Vëllaznimit. Buqaj ju ka bashkuar KF Liria nga Prizrenit, duke nënshkruar kontratë gjashtë mujore. “I kemi përfunduar me sukses të gjitha bisedat me Buqajn. Ai edhe formalisht do të nënshkruajë kontratë 6-mujore me mundësi vazhdimi’, ka thënë Hatmi Gashi, duke shtuar: “Do të jetë një futbollist i dobishëm për skuadrën tonë. Ai, pos që luan në mesfushë, ka aftësi edhe të shënuesit, sidomos është i rrezikshëm nga ndërprerjet”.
Veton Zymberi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4237 |