HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Agim Hasani: Titullin po e leme per te tjeret
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 19 Dhjetor 2009 12:58   pdfShtypEmail

hasaniSkuadra e dytë nga kryeqyteti i Kosovës, Flamurtari, pas paraqitjeve të mira që ka shfaqur në sezonin vjeshtor, të njëjtën gjë synon ta bëjë edhe në pjesën e dytë të garave që nisin më 6 mars. Drejtori i klubit “kuqezi”, Agim Hasani, i njohur me nofkën “Capello” i Kosovës, ka thënë të enjten se skuadra e tij do t’i vazhdojë paraqitjet e mira dhe rezultatet pozitive edhe në stinorin pranveror. Sipas tij, objektivat e skuadrës së tij janë: plasmani sa i lartë në renditjen tabelore, por, sipas Hasanit, garën për titull do t’ia lënë skuadrave të tjera. “Synimet tona janë që edhe në sezonin pranveror të shfaqim lojëra të mira, natyrisht se, krahas paraqitje të mira, kërkojmë rezultatet pozitive”, ka thënë Hasani. “Pas mënjanimit nga garat e Kupës së Kosovës, tashmë në opsion kemi vetëm pjesën e epërme të tabelës, por jo edhe titullin e kampionit, sepse luftën për titullin e më të mirit, po ua lëmë skuadrave të tjera”.

 

Alban Guci e Armend Kastrati ende në “radarin” e kuqezinjve

 

Skuadra nga “Xhemail Ibishi” tashmë ka sjellë përforcimin e parë. Valon Seferi, ish-lojtar i Ferronikelit, tani e tutje do t’i mbrojë ngjyrat “kuqezi”. Sipas Hasanit, janë duke vazhduar negociatat edhe me Alban Gucin e Lirisë dhe Armend Kastratin e Dritës. “Çështja e Gucit ishte mbyllur ditë më parë, mirëpo prapë kemi rinisur negociata me të. Në bisedime jemi edhe me Armend Kastratin e Dritës, mirëpo me të dy lojtarët ende s’ka asgjë konkrete. Shpresoj se me dy futbollistët në fjalë negociatat do të përfundojnë pozitivisht”, ka theksuar Hasani.

 

Flamurtari më 10 janar nis përgatitjet

 

Sipas drejtorit Agim Hasani, Flamurtari më 10 janar do t’i nisë përgatitjet për sfidat pranverore. Ai thotë se një pjesë e stërvitjeve do të mbahen në Antalia të Turqisë. “Përgatitjet parashikojmë t’i nisim më 10 janar. Fillimisht stërvitjet do të mbahen në terrenin tonë, më pas një pjesë të tyre do ta mbajmë në Antalia të Turqisë”, ka përfunduar Hasani.

Fatmir Bytyçi


busy
komente