Raiffeisen Superliga Kosova/ Llamkos Kosova kryeson, Hysi shkaterrohet, Ferizaj e dyta | ||||
|
Diten e diele jane zhvilluar katër ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 16-të në Raiffeisen Superligë, ku 3 fitoreve iu gëzuan skuadrat vendase, derisa një sfidë u mbyll pa fitues. Në gjashtë ndeshjet e kësaj jave u realizuan 15 gola, derisa fitoren me rezultatin më bindës e arriti Trepça’89. Kjo e fundit, sot, në stadiumin “Riza Lushta” e shpartalloi Hysin, duke e mposhtur me shifrat 5:1, me çka dëshmoi se nuk do të dorëzohet në garën për titull kampioni. Serinë e golave për “Minatorët” e hapi Shpëtim Babaj, në minutën e 9-të. Shifrat përkohësisht i barazoi Përparim Livoreka, në minutën e 21-të, Mirëpo, në minutat e fundit të pjesës së parë mitrovicasit shënuan dy herë nëpërmjet Labinot Jetullajhut (44’) dhe Musajt (45+2). Loja e mirë e Trepçës’89 vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku u realizuan edhe dy gola. Kastriot Rexha në minutën e 47-të i çoi shifrat në 4:1, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Shpëtim Idrizi, në minutën e 58-të. Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Ferizaj para tifozëve të vet, duke e mposhtur Trepçën, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Qëndrim Dautaj, në minutën e 17-të dhe Astrit Fazliu, në minutën e 73-të. Me këtë fitore ferizajasit janë ngjitur në pozitën e dytë, me gjashtë pikë më pak se skuadra e Llamkos Kosovës. Tri pikë si vendase i arkëtoi edhe Feronikeli, që e mposhti Hajvalinë, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Argjend Bardhi, në minutën e 10-të. Ndërkohë, Drenica e çon në 11 numrin e ndeshjeve pa humbje, pasi sot barazoi në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë kundër Besës, me rezultat 2:2. Golat për pejanët i shënuan Haxhi Zeka (11′) dhe Mensur Duraku (50′), derisa për drenicasit realizuan Arifaj (70′) dhe Tahiraj (90+3). Diten e Shtune, Skuadra e Dritës ka arritur të arkëtojë një pikë në kryeqytet, pasi në ndeshjen kundër Prishtinës, ka barazuar pa gola, 0:0. Në përgjithësi u zhvillua një lojë e fortë, por pa raste të shumta shënimi. Prishtinasit kishin më shumë topin në zotërimin, por gjilanasit u treguan më të rrezikshëm në kundërsulme. Në minutën e 60-të Drita realizoi gol nëpërmjet Leotrim Pajazitit, por ai u anulua nga gjyqtari anësor për shkak të pozitës jashtëloje. Pas këtij barazimi Prishtina shkon në kuotën e 24 pikëve, derisa Drita ka një pikë më pak. Trajneri i gjilanasve, Arbnor Morina u shpreh i lumtur me pikën e fituar. “Edhe para ndeshjes thash që kishim mungesa, por iu kundërvëmë me këta lojtarë që kisha në dispozicion. Këta djem gjatë këtyre tri javëve sa kemi punuar së bashku kanë treguar se duan të luajnë dhe të angazhohen. Ky barazim është një shtytje e madhe për skuadrën time. Ndoshta kemi mundur t’i shfrytëzojmë më mirë kundërsulmet, por duhet ta pranojmë se kemi mundur të ndëshkohemi edhe nga ndërprerjet. Gjithsesi, ajo që më kënaqi më shumë ishte atmosfera dhe animi korrekt i ‘Plisave’ dhe ‘Intelektualëve’”, ka theksuar Morina. Në anën tjetër, trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani është shprehur: “E patëm më shumë zotërimin e topit, por sërish në fazën e sulmit nuk ishim aq të qartë. Drita e mori një pikë me meritë. Ne u munduam të këndellemi nga humbja e pësuar në mesjavë, por ky ishte maksimumi që arritëm të bëjmë ne kete takim”. Diten e Premte, skuadra kryesuese e Raiffeisen Superligës, Llamkos Kosova ka shënuar fitore kundër Fushë Kosovës, me rezultat 2:0, në ndeshjen e parë të javës së 16-të. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, në praninë e rreth 2.000 tifozëve ishte interesante dhe madhështore në tribuna, ku grupet e të dyja skuadrave “Pampurat” dhe “Forca” krijuan një atmosferë të zjrrtë gjatë tërë 90 minutave. Llamkosi kaloi në epërsi në minutën e 43-të, kur Labinot Osmani shënoi nga afërsia pas asistimit të Leart Eminit dhe gabimit të Visar Gojnovcit, 0:1. Ndërkohë, golin e dytë vushtrriasit e shënuan në minutën e 51-të, kur Semir Zeneli depërtoi brenda zonës dhe e çoi topin në rrjetën e Flamur Nezirit. Pas kësaj fitoreje Llamkos Kosova është ngjitur në kuotën e 34 pikëve dhe tashmë është në rrugë të mirë që të shkojë në pushimin dimëror në pozitën e parë, ngase ka 6 pikë më shumë se Hysi, Raiffeisen Superligë Java 16-te Rezultatet E diel Feronikeli-Hajvalia 1:0 E Shtune Prishtina-Drita 0:0 E Premte Fushë Kosova-Llamkos Kosova 0:2 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 15101 |