KF Istogu pëson ndryshime të mëdha | ||||
|
Ndërrohet drejtori, trajneri dhe sponsorja në KF Istog “Drejtor është emëruar Haki Rugova, kurse unë do ta marr detyrën e trajnerit. Sponsorja e përgjithshme, ‘Trofta’, është tërhequr. Klubin tash do ta financojnë biznesmenët e këtij vendi së bashku me komunënâ€, ka thënë Metaj Nga Veton Zymberi  Prishtinë, 10 gusht - Klubi i Futbollit Istogu ka pësuar ndryshime. Në postin e drejtorit është emëruar Haki Rugova, kurse drejtori i deritanishëm, Gani Metaj, është rikthyer sërish në postin e trajnerit të skuadrës. Ndërsa “Troftaâ€, që ishte sponsore e përgjithshme, ka hequr dorë. Tash skuadrën e Istogut pritet ta financojnë biznesmenët e këtij qyteti së bashku me komunën. Kështu ka bërë të ditur , Gani Metaj. “Drejtor është emëruar Haki Rugova, kurse unë do ta marr detyrën e trajnerit. Sponsorja e përgjithshme, ‘Trofta’, është tërhequr. Klubin tash do ta financojnë biznesmenët e këtij vendi së bashku me komunënâ€, ka thënë Metaj, i cili është i shqetësuar me largimin e futbollistëve të formacionit bazë. Mirëpo, sipas tij, skuadra e Istogut, pavarësisht ndryshimeve, synon kreun e tabelës. “Gjashtë lojtarë të formacionit bazë janë larguar nga skuadra, por ne do të punojmë me futbollistë të rinj dhe ta arrijmë kreun e tabelës në këtë kampionatâ€, ka shtuar ai. “Skuadrës e Istogut ka pësuar ndryshime, por në kampionatin e ardhshëm do ta kemi ‘gardian’ Labinot Fejzën, vëllezërit Bajra dhe Bajrushaj, të cilët do t’i ndihmojnë shumë futbollistët e rinjâ€. Skuadra e Istogut ishte pjesë e Raiffeisen Superligës, por në fund të kampionatit nuk arriti t’i shmangët rënies në një kategori më poshtë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4581 |