Ne fokus/ Serbet i tremben incidenteve ne Shkup | ||||
|
Te marten ne 19 korrik Shkupi do te mbushet plot e perplot nga shqipetaret e ardhur nga te gjitha trevat. Mediat serbe, ato kosovare dhe mediat shqiptare ne maqedoni shkruajne se parashikohet qe ne kete ndeshje te kete tension dhe gjate dites mund edhe te ndodhin dhe incidente. Masa te larta sigurie po merren. Ndeshja e kthimit ndermjet Shkendijes dhe Partizanit, e cila do te zhvillohet te marten e ardhshme ne Shkup, pritet te jete shume e nxehte. Tetovaret veshtire se mund te rrezikojne kualifikimin e ekipit serb ne rrethin e trete te kualifikimeve per Ligen e Kampioneve pas humbjes se thelle ne Beograd (4:0), por kete takim te nxehte pritet ta bejne tifozet tetovare ‘Ballistet’. Nje dite pasi klubi i Partizanit i ka lutur tifozet e vet ne Maqedoni qe mos t’ia mesyjne stadiumit te Shkupit, portali serb Kurir.rs ka raportuar te premten se tifozet shqipetare duan te hakmerren ne menyre te tmerrshme per fyerjet e shumta qe ‘Grobari’ ua kishte bere futbollisteve te Shkendijes ne Beograd gjate gjithe ndeshjes, duke kenduar kenge fyese per shqipetaret. Madje, sipas ketij portali, ‘Ballistet’ po pergatiten per ta ‘pergjakur’ diten e marte me gjakun e atyre tifozeve qe do ta kene guximin per te shkuar drejt stadiumit per ta mbeshtetur Partizanin. Kete raportim Kurir.rs e ka bere pasi i ka monitoruar disa shkrime te tifozeve shqipetare neper forume te ndryshme ne internet.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 8633 |