Maqedonia/ Regjistri Qendror legjitimon Ibishin si president te KF Shkendijes | ||||
|
S’kanë fund problemet te Shkëndija e Tetovës, pasi që sot regjistri qendror ka vendosur që president legjitim të ekipit ‘kuqezi’ te pranojë ish-nënkryetarin Idriz Ibishi. Presdenti aktual Shaqiri dhe Ibishi ishin së bashku në fitimin e titullit të kampionit, ndërsa pas disa mos-marëveshjeve vitin e kaluar nisën luftën për sundim në ekipin tetovar. Organet kompetente në vend disa herë ndryshonin vendimet, duke i ndarë presidencën një herë Shaqirit e një herë Ibishit, ndërsa ditëve të fundit dukej se problemet kanë marë fund dhe se Shaqiri do të transformojë klubin në Shoqëri Aksionere. Mirëpo tani ky vendim ndryshon gjërat dhe Idris Ibishi shpreson që së shpejti të marrë drejtimin e Shkëndijës, deri sa paralajmëron të sjellë disa përforcime cilësore me të cilët do të synojë të kthejë titullin e kampionit në Tetovë. Ky vendim i Regjistrit Qendror paralajmëron turbullina të reja te Shkëndija, pasi kryesia aktuale me në krye Nuriman Shaqirin vlerësojnë të padrejtë këtë lëvizje dhe paralajmërojnë ankesë në organet kompetente. Ata shtojnë se kanë vendim të gjyqit si organ më i lartë dhe se legjitimiteti i tyre është i pakontestueshëm. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4449 |