Maqedonia/ Artim Shaqiri trajner i Shkendijes | ||||
|
Artim Shaqiri është trajner i ri i Shkëndijes. Ai ka zëvendësuar Qatip Osmanin e larguar kohë më parë. Bisedimet disa ditore ndërmjet drejtuesve të Shkëndijës dhe struganit Shaqiri kanë përfunduar me sukses, duke rënë dakord për marëveshje një-vjeçare, me opsion zgjatjeje te kontratës nëse të dyja palët ngelin të kënaqura me bashkëpunimin. Për Shaqirin kjo do të jetë përvoja e parë si trajner i një skuadre, pasi që pas mbylljes së karrierës është pajisur me licencat e duhura për ushtrimin e kësaj detyre. Shkëndija në Shaqirin gjen zëvendësuesin e Qatip Osmanit, i cili u largua pak para fillimit të kampionatit dhe ndërkohë u emërua trajner i Renovës. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5243 |